KSHZ-ja njëzësi e miratoi Raportin për votuesit e paraqitur me të dhëna kontestuese

Shkup, 23 gusht 2016 (MIA) - Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e  sotme të 49-të e shqyrtoi dhe njëzëri e miratoi Raportin për votuesit e paraqitur me të dhëna kontestuese.

Deri te KSHZ-ja në afatin për paraqitje nga 26 korriku deri më 19 gusht të vitit 2016 kanë arritur 8.922 paraqitje, nga të cilat 8.901 paraqitje janë pranuar.

Gjithsej 3.620 paraqitje janë dorëzuar personalisht deri te KSHZ-ja, ndërsa 5.302 janë parashtruar përmes aplikacionit elektronik. Shërbimi juridik i KSHZ-së ka refuzuar 21 paraqitje. Prej tyre një paraqitje është refuzuar për shkak të dokumentit të palexueshëm, nëntë për shkak të mospërputhjeve të dokumentit, nëntë për shkak të dokumentit të pavlefshëm personal dhe dy për shkak të dokumentit personal jo të kompletuar.

Në pajtim me Raportin e KSHZ-së, paraqitje nuk kanë dorëzuar gjithsej 30.467 persona. Sipas njoftimit me shkrim nga Drejtoria për evidencën e amzës nga 22 gushti i vitit 2016, 20 persona nga lista kanë vdekur në konkludim me 19 gushtin e vitit 2016.

Tre ose më shumë anëtarë të KSHZ-së në afat prej 10 ditëve pas skadimit për paraqitje mund të kërkojnë kontroll shtesë për cilindo nga personat.

Me Ligjin për plotësim të Kodit Penal, KSHZ-ja ishte e obliguar të zbatojë proces të regjistrimit aktiv për 39.502 persona për të cilët gjatë kontrolleve të zbatuara administrative dhe në terren janë konfirmuar regjistrime kontestuese.

KSHZ-ja pas kryerjes së kontrolleve shtesë përmes krahasimit të listës nga 39.502 persona dhe Listës zgjedhore ka marrë 113 persona për të cilët është konfirmuar se gjashtë kanë vdekur, 51 persona janë në punë të përkohshme ose qëndrim jashtë vendit, 54 e kanë humbur të drejtën e votimit në baza të ndryshme dhe dy persona kanë parashtruar kërkesë për ndryshim të të dhënave në Listën zgjedhore. Mundësi për paraqitje kanë pasur gjithsej 39.389 persona.

Qytetarët të cilët nuk janë paraqitur në afatin ligjor prej 25 ditëve në pajtim me ligjin do të kenë mundësi shtesë të paraqiten deri te KSHZ-ja gjatë kontrollit publik para zgjedhjeve parazgjedhore për zgjedhje të deputetëve në Kuvendin e republikës së Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail