Prefekti i Selanikut Butaris në Ohër në Shkollën për liderë të rinj

Athinë, 24 gusht 2016 (MIA) - Prefekti i Selanikut Janis Butaris sot në Ohër do të mbajë fjalim para pjesëmarrësve në Shkollën për liderë të rinj, projekt i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Mediat greke, duke iu referuar agjencisë shtetërore të lajmeve, njoftojnë se Butaris do të flet për përvojat e tij në zhvillimin e tij politik dhe profesional.

Prefekti i Selanikut do të marrë pjesë edhe në darkën që e organizon presidenti Ivanov, ndërsa pastaj të dy do të kenë edhe takim privat.

"Butaris dhe Ivanov mbajnë marrëdhënie të shkëlqyera, ndërsa komuna e Selanikut shpejt u përgjigj edhe në apelin e presidentit të Maqedonisë për ndihmë humanitare për njerëzit  e prekur nga përmbytjet e fundit në Shkup dhe Tetovë", theksojnë mediat greke.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail