Fillojnë mbrëmjet e 55-ta strugane të poezisë

Strugë, 24 gusht 2016 (MIA) - Me lexim tradicional të "T'ga za jug" nga Konstatin Milladinov para Shtëpisë së poezisë, sot fillon edicioni i 55-të jubilar i festivalit Mbrëmjet strugane të poezisë.

Pas hapjes zyrtare të manifestimit vijon leximi poetik ndërkombëtar "Meridianet poetike". Ditën tjetër të programit është portreti i fitueses së vitit të kaluar të çmimit "Vëllezërit Milladinov" për librin më të mirë poetik në gjuhën maqedonase, të publikuar mes dy edicioneve të festivalit, Violeta Tançeva-Zllateva, ndërsa pastaj vijojnë leximet poetike të poetëve nga zgjedhja më e ngushtë  për këtë çmim për vitin 2016. Portret do të ketë edhe fituesja e çmimit "Urat e Strugës", të cilën MSP dhe UNESKO e ndajnë për librin më të mirë debitues, Runa Svetlikova, ndërsa portrete poetike do të kenë edhe pjesëmarrësit tjerë të festivalit.

Tradicionalisht mbjellja e drurit dhe leximi poetik në nder të fituesit të çmimit "Kurora e Artë", novelistes kanadeze, poete, kritike letrare dhe aktiviste Margaret Atvud do të mbahet të shtunën në Parkun e Poezisë. Pjesë e pashmangshme e manifestimit janë edhe leximet poetike nëpër qytetet "Poezia në rrugë", që këtë vit do të realizohet në Ohër, Manastir, Resnjë dhe Shkup.

Në mbrëmjet jubilare strugane të 55-ta të poezisë do të marrin pjesë 32 poetë nga 30 vende. Të pranishëm do të jenë poetë nga fqinjësia, Italia, Australia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Belgjika, Izraeli, Hungaria, Kina, Kalifornia, Meksika, Spanja, Franca, Irlanda, India,...



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail