Nesër fillon ndërtimi i kompleksit të minierave në Kazandol

Shkup, 24 gusht 2016 (MIA) - Kompania Sadriç MC pas hulumtimit dyvjeçar, nesër fillon me ndërtimin e kompleksit të saj të minierave në Kazandol, Vallandovë.

Kjo është hera e parë pas 40 vjetëve që në Maqedoni të ndërtohet minierë. Investimi është anglez dhe është vlerësuar më 35 milionë euro, ndërsa në shtatë vitet e para priten të ardhura rreth 135 milionë euro ose rreth 20 milion euro në vit.

Në Kazandol janë konfirmuar rezerva prej 33 milionë tonë sasi xehesh. Deri tani janë konfirmuar 20 vjet eksploatim. Kapaciteti i minierës është 4.000 tonë bakër katod. Do të instalohet teknologji bashkëkohore nga kompania finlandeze "Auteki", e cila nuk do të ketë ndikim negativ në mjedisin jetësor.

Në fabrikën që do të ndërtohet në kompleks do të angazhohen drejtpërdrejt 100 persona, ndërsa në mënyrë indirekte në tërë kompleksin do të angazhohen 250 persona.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail