MPJ: Nuk ka informacione për shtetas të pësuar të Maqedonisë në Itali

Shkup, 24 gusht 2016 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme shprehu ngushëllime deri te familjet e viktimave dhe të lënduarve në tërmetin e fuqishëm që e goditi pjesën qendrore të Republikës Italiane.

Njëherit, MPJ-ja njofton se Ambasada e Maqedonisë në Romë është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet kompetente në Itali dhe deri në këtë moment, nuk ka informacione për viktima ose të lënduar shtetas të Maqedonisë.

"Për të gjitha pyetjet lidhur me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë të cilët për momentin gjenden në Itali, i lusim të drejtoheni te telefonat kujdestarë në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Romë dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë", thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Romë, Republika e Italisë.

Persona për kontakt: Emilija Nikollovska:
Telefoni celular: 00393889050310
Personi për kontakt: Semra Ramadani Alimi
Telefoni celular: 00393485273136
Adresa: Via Bruxelles 73/75, 00198 Rome 
Posta elektronike rome@mfa.gov.mk

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë
Personi për kontakt: Silvana Ivanovska
Telefoni celular:  00389 72 239 052
Tel: +389 2 3115 266 Faks: +389 2 3115 790 
Posta elektronike: silvana.ivanovska@mfa.gov.mk
infocentar24/7@mfa.gov.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail