Zaev pret takim të liderëve më 31 gusht dhe zgjedhje në dhjetor

Shkup, 24 gusht 2016 (MIA) - Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Sllovakisë Martin Bezak në të cilin kanë biseduar për situatën politike në Maqedoni dhe realizimin e obligimeve të marra për zgjedhjet parlamentare.

"Pres që secili të jetë në nivel të seriozitetit, më 31 gusht të mbahet takim i liderëve në të cilin do të konfirmojnë se në dhjetor do të mbahen zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare në Maqedoni", theksoi Zaev në takim.

Ai, siç theksohet në kumtesë, ka thënë se LSDM-ja, në mënyrë kategorike është e përcaktuar që qytetarët në zgjedhjet e ardhshme lirisht të zgjedhin cilit do t'ia japin përgjegjësinë që ta udhëheqë shtetin dhe vlerësoi se sipas disponimit në terren dhe sondazheve, ajo do të jetë LSDM-ja dhe opozita.

Ambasadori Bezak, si përfaqësues i vendit i cili tani kryeson me Bashkimin Evropian, shprehu shpresë se në Maqedoni do të mbahen zgjedhje demokratike që do të sjellin progres demokratik në shtet ndaj BE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail