Seanca të katër Komisioneve kuvendore

Shkup, 25 gusht 2016 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, për transport, lidhje dhe ekologji dhe Komisioni juridik-ligjdhënës.

Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për buxhetet, sipas procedurës së shkurtuar, në lexim të dytë është pika e vetme e rendit të ditës të seancës së Komisionit për financim dhe buxhet.

Anëtarët e Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave do të diskutojnë për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, sipas procedurës së shkurtuar, në lexim të dytë.

Në agjendën e seancës së Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji janë propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për rrugët publike dhe të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik, të dyja sipas procedurës së shkurtuar, në lexim të dytë.

Deputetët në Komisionin juridik-ligjdhënës të seancës, ashtu siç është paralajmëruar, do të diskutojnë për propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjit për buxhetet, të Ligjit për bujqësi dhe zhvilim rural, të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik dhe të Ligjit për rrugët publike, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar, në lexim të dytë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail