Komunikacioni me intensitet të rritur jashtë mjediseve të qytetit

Shkup, 24 gusht 2016 (MIA) -  Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa. 

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nuk janë të mundura ndalesa deri në 20 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë. 

Qarkorja Shkup është lëshuar për qakullim në dy korsitë, por ka pjesë të rrugës të cilat janë të dëmtuara, ku janë vendosur shenja të komunikacionit për rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve.

Aksi rrugor Shkup-Makedonski Brod përmes NP Jasen është lëshuar për qarkullim për automjete të lehta/automobila.

NP "Rrugët e Maqedonisë" pjesëmarrësve në komunikacion u rejkomandon vozitje të kujdesshme në pjesën nga rruga në f. Blizansko 500 metra pas urës së lumit Treska në gjatësi prej 50 metrave. Ekipet e NP "Rrugët e Maqedonisë" vazhdojnë të punojnë në lirimin e aksit rrugor për zhvillim normal të komunikacionit. 

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Veçanërisht të ketë kujdes nëpër grykat ku ekziston mundësi për paraqitjen e rrëshqitjeve të dheut të cilat në disa vende mund ta pengojnë lëvizjen e shoferëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail