Vazhdim i seancës së 114-të të Kuvendit

Shkup, 25 gusht 2016 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, sot, në vazhdimin e seancës së 114-të, duhet të diskutojë për propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për planifikim hapësinor dhe urbanistik  dhe për rrugët publike, të dyja sipas procedurës së shkurtuar.

Në rend të ditës së seancës janë edhe propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për bujqësi dhe zhvillim rural, dhe për buxhetet, gjithashtu sipas procedurës së shkurtuar.

Deputetët do të debatojnë edhe për Propozim-ligjin për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike në lexim të parë, si dhe për propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për borxh publik, në lexim të parë, të parashtruar nga deputeti Pavle Trajanov.

Paraprakisht për pikat e rendit të ditës së seancës së 114-të duhet të prononcohen komisionet për transport, lidhje dhe ekologji, për financim dhe buxhet, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave dhe të Komisionit ligjdhënës-juridik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail