LSDM: Anëtari i pestë i ad-hok trupit duhet të jetë ekspert

Shkup, 25 gusht 2016 (MIA) - Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë nga ad-hok trupi për ndjekje të mediave për zgjedhje kërkoi që ta zgjedhin anëtarin e pestë që të mund të fillojë të funksionojë.

Nga partia, ashtu siç potencojnë në kumtesën e sotme, nuk largohen nga qëndrimi se anëtari i pestë duhet të jetë ekspert nga sfera mediale, i njohur dhe respektuar në profesionin e gazetarisë si garanci se në mënyrë të pavarur dhe liberale do të veprojë sipas ingerencave ligjore të këtij trupi.

Nga LSDM konsiderojnë se VMRO-DPMNE-ja nuk dëshiron media të lira, në mënyrë objektive qytetarë të informuar dhe zgjedhje në të cilat qytetarët lirshëm do ta japin votën e tyre. Sipas partisë, obstruksionet që i ka bërë VMRO-DPMNE-ja janë dëshmi se frikësohen nga zgjedhje të drejta dhe demokratike.

"Formimi i ah-hok Komisionit për ndjekjen e prezantimit medial, vetëm e konfirmon mosprofesionalitetin e Agjencisë për audio dhe shërbime mediale audiovozuale. Pas humbjes së bastionit të fundit, Agjencisë për kontroll të mediave,  Gruevskit nuk i mbetet asgjë tjetër  përveç ta ndalë ekipimin e tërësishëm të ad-hok komisionit dhe të vazhdojë ta prolongojë implementimin e marrëveshjes së Përzhinës", thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Prej atje potencojnë se deri në fund të këtij viti do të ketë zgjedhje të drejta dhe demokratike, pas së cilave, ashtu siç thonë, do të fillojnë ndryshimet në Maqedoni dhe VMRO-DPMNE-ja nuk do të mund ta ndalë atë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail