MSHIA: Për shkak të përpunimit, tërhiqet propozim ligji për fushata të institucioneve publike

Shkup, 26 gusht 2016 (MIA) - Nevoja për përpunimin e tekstit të Propozim ligjit për fushata informatike dhe reklamave të institucioneve publike është shkak për tërheqjen e tij dje nga procedura kuvendore, kumtoi sot Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA).

"Duke e marrë parasysh faktin që gjatë muajit të kaluar, në procesin e konsultimeve me mbi 100 shtëpi mediale dhe asociacione, Ministria ndërmori obligim që t'i shqyrtojë propozimet dhe sugjerimet e para dhe t'i pranojë ata që do të mundësojnë përmirësimin e tekstit të ligjit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë me propozim të Ministrisë, gjatë ditës së djeshme tërheqi tekstin e ligjit nga procedura kuvendore. Mundësia për tërheqjen e Propozim ligjit për harmonizim ishte paralajmëruar në takime me mediumet kështu që, Ministria ashpër i përgënjeshtroi të gjitha spekullimet lidhur me shkaqet për tërheqjen e ligjit dhe informoi se shkaku i vetëm është nevoja për përpunimin e tekstit të ligjit në pajtim me propozimet dhe vërejtjet e marra", thuhet në kumtesë.

Propozim ligji për fushata informatike dhe reklama të institucioneve publike MSHIA-ja e përgaditi në drejtim të plotësimit të kërkesës së Komisionit Evropian lidhur me reklamimin e Qeverisë konfirmuar në listën e prioriteteve urgjente të reformave nga qershori i vitti 2015. Ligji, kumtoi Ministria resore, ka për qëllim t'i përgjigjet prioriteteve për "vendosjen e rregullave të ashpra për reklamimin e Qeverisë të bazuar në kritere transparente, objektive dhe jodiskriminuese", si dhe "për sigurimin e transparencës së plotë të reklamimit të Qeverisë, jo vetëm lidhur me harxhimin e financave publike, por edhe lidhur me përmbajtjet dhe pranuesit".

MSHIA-ja theksoi se pret që në periudhën e ardhshme të gjitha palët e prekura me sjellje të përgjegjshme dhe në mënyrë konstrukltive të mundësohet të realizojnë plotësimin e një prej prioriteteve urgjente të reformave dhe të japin kontributin e vet në gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate sistematike për këtë çështje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail