Në Ditën e minatorëve ristartoi një nga minierat më të vjetra "Zletovë"

Probishtip, 28 gusht 2016 (MIA) -  Miniera për plumb dhe zink "Zletovë"-Probishtip sot sërish fillooi punën. Prodhimtarinë në minierë e ripërtëriu koncesioneri i ri, kompania bullgare "Minstroj", e cila  sot mori edhe lejen për punë dhe e nxori sasinë e parë të mineralit nga miniera. Fillimi i punës së minierës është shënuar në Ditën e minatorëve. 

Investimi i "Minstroj"-it bullgar, që gjithashtu e ka marrë edhe koncesionin e minierës "Toranicë" është 20 milionë euro. Momentalisht të angazhuar në minierën e Zletovës janë 300 punëtorë, ndërsa për disa muaj pritet që ky numër të arrijë deri në 1000, ku siç paralajmroi koncesioni, do të punohet në kushte  të sigurta bashkëkohore dhe do të merren paga më të larta. 

Ristartimin e një prej minierave më të vjetra sot zyrtarisht e shënuan kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Emil Dimitriev, nënkryministri për Çështje Ekonomike, Vladimir Peshevski, ministri i Ekonomisë Dritan Kuçi, ministrja bullgare e Energjitikës Temenushka Petrovs, kryetari i Bordit të drejtorëve të "Minstroj", Nikolaj Volkanov, ndërsa mori pjesë edhe kryteari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. 

Kryeministri Emil Dimitriev theksoi se me ristartimin e kësaj miniere të rëndësishme pret nga pronari i ri i kësaj miniere teknolgji moderne, kushte të sigurta për punën e minatorve dhe paga më të larta.

"Nuk është e rëndësishme se sa mineral do të nxirret, por e rëndësishme është që çdo minator të dalë shëndoshë e mirë nga miniera", rekomandoi Dimitriev dhe shtoi se  gjetja e koncesionierit të ri ka bërë përpjekje  edhe ai sepse rrjedh nga ky qytet. 

Nënkryeministri Peshevski theksoi se përkushtimi i Qeverisë në sektorin e minierave është  i evidentuar. Kjo Qeveri e thekson rëndësinë e sektorit të minierës dhe ka bërë  shumë reforma për këtë. Sipas tij, qeveria nga viti 2006 deri në vitin 2016 rezulton me 370 marrëveshje për koncesione për  investigimin detajor gjeologjik, 325 marrëveshje për koncesione për eksploatim dhe 145 koncesione janë në fazën e investigimeve detajore gjeologjike. 

Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi ia dorëzoi lejen për punë kompanisë gjermane "Minstroj". Ai potencoi se minierat si sektor lëvizës në ekonominë e Maqedonisë merr pjesë me 1,5 për qind në BPV, angazhon 13.000 persona të cilët kanë kontribuuar në prodhimtarinë gjatë vitit të kaluar prej rreth 10 për qind.

"Në vend ka më shumë se 150 minatorë të cilët punojnë në mënyrë aktive, një pjesë prej tyre janë për eksploatim të mineraleve metalike para së gjithash plumbit, zinkut, bakrit, argjendit dhe arit. Gjithnjë e më i madh është interesi për eksploatim të gurëve dekorative, ndërsa rritet edhe numri i gurthyesve për lëndë minerale dhe jominerale", theksoi ministri Kuçi.

Ai e potencoi rëndësinë e minatorëve, të cilët, siç tha, paraqesin burim tonë të çmuar njerëzor dhe jemi të obliguar t'ju sigurojmë kushte sa më të mira për punë.

Ministrja e Energjetikës e Republikës së Bullgarisë, Temenushka Petkova konsideron se investimi i kompanisë bullgare "Minstroj" prej 20 milionë eurove do të kontribuojë për përparimin e zhvillimit ekonomik në Maqedoni dhe hapjen e një mijë vendeve të reja të punës. Potencoi se në Bullgari pesë për qind e BPV-së e krijojnë lëndët minerale dhe shtoi se kompania bullgare "Minstroj" me investimin në minierën Zletovë do të japin rezultate të mia në ekonominë e Maqedonisë.

Nikollaj Volkanov, kryetar i Bordit të drejtorëve të "Minstroj" në rifillimin e kësaj miniere potencoi se deri më tani kanë punuar në katër projekte të tilla në të cilat fillojnë prej zero dhe se tani në to punojnë 2.500 persona.

Me rastin e Ditës së minatorëve sot në shënimin e fillimit me punë në minierën "Zletovë" tradicionalisht ministri i Ekonomisë i ndau mirënjohjet dhe vlerësimet për 15 minatorët më të suksesshëm në Maqedoni. Sipas Kuçit, qëllimi është që të shpërblehen minatorët për angazhimin dhe përgjegjësinë e tyre profesionale dhe të motivohen për rezultate të mëtutjeshme të larta.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail