LSDM-ja kërkon përgjegjësi nga kompetentët për përmbytjet në Shkup

Shkup, 29 gusht 2016 (MIA) - LSDM-ja sot kërkoi përgjegjësi nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov për përmbytjet në rajonin e Shkupit më 6 gusht.

"Do të përgjigjen pse kanë lëshuar në përdorim një rrethrrotullim të rrezikshëm, pse nuk i kanë paralajmëruar banorët në kohë për katastrofën, pse nuk i kanë pastruar kanalet dhe shtretërit, pse nuk e kanë ndërprerë komunikacionin drejt rajonit të rrezikshëm", tha zëdhënësi Petre Shilegov.

Sipas LSDM-së, në vitin 2009 është lëshuar në përdorim rrethrrotullimi, ndërsa nuk është siguruar mbrojtje nga përmbytjet, ndërkaq gjatë motit të ligë është dërguar apel deri te banorët të mos dalin nga shtëpitë dhe automjetet dhe nuk janë dërguar policë trafiku, të cilët në kohë do t'i ndalonin shoferët të mos qarkullojnë drejt rrethrrotullimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail