Ribalanci i buxhetit para Komisionit kuvendor për financim

Shkup, 29 gusht 2016 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sot fillon debati rreth ribalancit të Buxhetit për vitin 2016, i cili propozohet që të sigurohen mjete për dëmshpërblim të plotë të dëmeve nga përmbytjet e 6 gushtit të këtij viti.

Me ribalancin, rreth të cilit fillon debati në Komisionin kuvendor për finаncim dhe buxhet, propozohet sigurim i 36,4 milionë eurove shtesë për dëmshpërblim të plotë të përmbytjeve.

Të ardhurat në Buxhet janë të pandryshuara dhe mbeten në nivel të projeksionit prej 174.291 milionë denarësh. Të ardhurat rriten nga 195.472 milionë denarë në 197.410 milionë denarë, ndërsa rritet edhe deficiti buxhetor prej 3,6 në 4 për qind dhe do të arrijë 23.119 denarë, në vend të 21.181 milionë denarëve.

Ky është ribalanci i dytë i Buxhetit këtë vit, i cili është bërë në korrik të këtij viti. 

Për ribalancin e buxhetit sot duhet që të deklarohet edhe Komisioni legjislativ-juridik. Është caktuar seancë edhe e Komisionit për bujqësi, pyje dhe menaxhim të ujërave, anëtarët e të cilit do të debatojnë për Propozim -ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoriat shtetëror për bujqësi, me lexim të dytë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail