Ribalanci i caktuar, do të sigurohen para për dëmet nga përmbysjet

Shkup, 30 gusht 2016 (MIA) - Ribalanci i ri i Buxhetit për vitin 2016 është i dedikuar dhe bartet për kompensimin e qytetarëve të goditur nga përmbytjet. Ribalanci për momentin është mënyra e vetme, me të cilën mund t'u ndihmohet viktimave.

Kështu para Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet deputetët e VMRO-DPMNE-së shpjeguan pse mbahen ndryshimet dhe plotësimet e dyta të Buxhetit këtë vit, përkundër kolegëve të tyre të LSDM-së, të cilët janë të decidë se banorëve nga rajonet e përmbytura duhet t'u ndihmohet, por me mjete nga paratë e përhershme në arkën shtetërore dhe ridedikimi i tyre, e jo me borxhe të reja dhe rritje të deficitit buxhetor. Edhe PDSH-ja është kundër ribalancit të Buxhetit me arsyese shumë është vonuar.

Ndërkaq, Rexhail Ismaili nga BDI-ja  u bëri thirrje kolegëve më shpejtë ta miratojnë ribalancin që sa më shpejtë t'u ndihmohet qytetarëve në rajonet e përmbysura.

"Këto para ndoshta edhe nuk do të vlejnë shumë për familjet, anëtarët e të cilëve i humbën jetët, por do t'ua lehtësojnë gjendjen atyre që pësuan dëme materiale", tha Ismaili.

Ai i tha ministrit Minoski se ende të gjitha familjet nuk e kanë marrë ndihmën në para prej 500 eurove dhe kërkoi nga ai personalisht të mundohet për zbatimin e tërësishëm të kësaj mase.  Njëherit dërgoi edhe kërkesë deri te Qeveria, veçanërisht t'u ndihmojë bizneseve të cilat, siç tha, gjithashtu pësuan dëme të mëdha nga moti i ligë.

Ismaili nënvizoi se bujqit nga rajonet e përmbysura do të marrin subvencione dhe do të lirohen nga taksat ndaj shtetit.

Duke theksuar se PDSH-ja nuk do ta përkrahë ribalancin, Orhan Ibrahimi nxorri shumë akuza deri te pushteti për diskriminim. Sipas tij, duhet të kërkohet përgjegjësi nga institucionet për pasojat nga përmbysjet, veçanërisht për shkak të asaj që kishte edhe viktima.

Debati  për ribalancin në Komisionin për financim dhe buxhet, sipas rregullores kuvendore, mund të zgjasë dhjetë ditë. Në seancën plenare, megjithatë, kjo pikë është caktuar për më 19 shtator.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail