Tridhjetë punësime të reja shtetërore për fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror

Shkup, 31 gusht 2016 (MIA) - Tridhjetë persona të cilët nga mosha 18 vjeçare kanë pasur statusin e fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror do të punësohen në administratën shtetërore dhe publike përmes programit të Qeverisë D10, për të cilin shpallja është publikuar sot.

"Sot është shpallur thirrja e re publike për punësim të 30-të fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror, gjegjësisht persona të cilët kanë pasur status të tillë deri në moshën 18-të vjeçare, në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale përmes Programit D10. Në Ministri ata do të kalojnë trajnim cilësor, do të fitojnë përvojë pune, ndërsa pastaj një pjesë prej tyre, rreth dy të tretat, do të sistemohen në institucionet tjera, ndërsa të tjerët do të mbeten në punë në MPPS", informoi  ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, gjatë vizitës së Shtëpisë për fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror "11 Tetori" në Shkup.

Me këtë hap, shtoi ai, e vazhdojmë këtë program të cilin filluam ta realizojmë prej para katër viteve.

"Për këtë vit dhe vitin e ardhshëm kemi siguruar rreth dy milionë denarë për realizimin e këtyre punësimeve. Pas përfundimit të këtij statusi përmes tij do të punësohen gjithsej 173 persona të cilët kanë pasur statusin e fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror deri në moshën 18 vjeçare në administratën publike dhe shtetërore, fillimisht përmes MPPS", tha Spasov.

Ai përkujtoi se në periudhën e fundit Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka bërë shumë për fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror.

Potencoi se Qeveria dhe Ministria bëjnë përpjekje të mëdha që të përmirësohet puna e institucioneve, të vendoset bashkëpunim mes të gjithë atyre të cilët marrin nën përkujdesje fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror.

Gjithashtu theksoi se kujdesi i fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen, ndërsa projektet, siç tha, duhet të vazhdojnë të realizohen dhe këto fëmijë nuk mund të lihen në margjina të shoqërisë siç ka qenë ky rast në të kaluarën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail