Vatikani kërkoi ndjesë për gabimin me vendlindjen e Nënë Terezës

Shkup, 5 shtator 2016 (MIA) - Pas reagimit të Ambasadës së Maqedonisë në Vatikan për informacionin e pasaktë për vendlindjen e Nënë Terezës, e cila u paraqit në broshurën e përgatitur nga Autoritetet e Vatikanit për kanonizimin e saj sot Sekretariati shtetëror i Vatikanit shprehu ndjesë dhe jep sqarim si është shkaktuar gabimi.

"Sekretariati shtetëror e përshëndet Ambasadën e Republikës së Maqedonisë dhe do të dëshirojë që të japë sqarim në lidhje me biografinë në gjuhën angleze të Nënë Terezës në broshurën liturgjike për meshën me rastin e kanonizimit të mbajtur më 4 shtator të vitit 2016. Për shkak të gabimit në përkthimin e tekstit origjinal në gjuhën italiane, vendi i lindjes është shënuar gabimisht në Shqipëri. Në teskt është dashur të qëndrojë "Tereza nga Kalkuta" (Gonxhe Agnes Bojaxhiu) e lindur në Shkup, më 29 gusht të vitit 1910, si fëmija i pestë dhe i fundit nga prindërit shqiptarë Kolë dhe Drane Bojaxhiu", thuhet në shkrimin deri te Ambasada e Maqedonisë në Vatikan.

Duke shprehur keqardhje të sinqertë për këtë lëshim, shtohet në të, Sekretariati shtetëror sërish i thekson raportet shumë të mira mes Republikës së Maqedonisë dhe Selisë së Shenjtë dhe shpreh respekt të lartë ndaj Ambasadës së Republikës së Maqedonisë.

Ambasada e Maqedonisë në Vatikan dje kumtoi se menjëherë ka reaguar pas informacionit të pasaktë për vendlindjen e Nënë Terezës.

Gabimi ka qenë vetëm në versionin anglez të broshurës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail