Tërmeti i ri me magnitudë prej 3,7 ballësh sipas Rihterit

Shkup, 12 shtator 2016 (MIA) - Tërmet i ri pasdite në orën 14 e 19 minuta  ishte ndjerë në Shkup dhe rrethinë. 

Sipas  Qendrës Evropiane Mesdhetare Sizmologjike, tërmeti ishte me magnitudë prej 3,7 ballësh sipas shkallës së Rihterit, ndërsa epiqendra ka qenë nëntë kilometra në verilindje të Shkup, në  afërsi të fshatit Creshevë, me thellësi prej pesë kilometrash. 

Paraprakisht një tërmet me magnitudë prej 2,3 ballësh sipas shkallës Rihter e tronditi Shkupin sot në orën 11 e 50 minuta. 

Të dy tërmetet  janë pjesë e një sërë dridhjesh që e goditën Shkupin dhe rrethinën në 24 orët e fundit.

Observatori Sizmologjik pranë FMN infomon se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 12 tërmete.

Tërmeti më i fuqishëm ishte ndjerë dje në orën 15:10 me magnitudë prej 5,3 ballësh sipas Rihterit, ndërsa epiqendra ishte 7 kilometra në lindje të Shkupit.

Në serinë e tërmeteve që gjatë ditës së djeshme e goditën rajonin e Shkupit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa ndihmë mjekësore kanë kërkuar qindra qytetarë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail