Tërmet i ri mbrëmë në rajonin epiqëndror të Shkupit

Tërmet i ri me intensitet prej IV-V ballësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane është ndjerë mbrëmë në Shkup dhe në rrethinë.

Stacioni sizmologjik telemetrik në Republikën e Maqedonisë, me stacione në Shkup, Shtip dhe Vallandovë, Manastir, Ohër dhe Krushevë, mbrëmë në orën 01 e 32 minuta regjistroi tërmet në pjesën lindore të rajonit epiqëndror të Shkupit me magnitudë lokale të Rihterit prej 3.2 ballësh.

Shkupi dhe rrethina në dy ditët e fundit u godit nga një seri tërmetesh prej të cilave më i fuqishmi u regjistrua të dielën në orën 15:10 me magnitudë prej 5,3 ballë sipas Rihterit.

Tërmetet shkaktuan shqetësim te popullata, ndërsa ndihmë mjekësore pas tërmetit deri tani kërkuan më shumë se 100 persona.

Institucionet kompetente, theksojnë edhe në Udhëzimin për vetëmbrojtje të qytetarëve nga tërmetet që mund të ndërmerret në linkun vijues http://www.dzs.gov.mk/extra/doc/Upatstvo_-_zemjotresi.pdf .



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail