Gjatë fundjavës 28 aksidente në Shkup, 29 persona të lënduar, automjeti special kaçubet ka larguar 123 automjete

Shkup, 19 shtator 2016 (MIA) -  Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e SPB-së Shkup kanë ndodhur 28 aksidente, në të cilat më lehtë janë lënduar 27 persona, ndërsa dy janë lënduar më rëndë.

Policia e komunikacionit të premten ka kryer ekspertizë në 10 aksidente komunikacioni prej të cilave tre janë me pasojë dëme materiale dhe gjashtë janë me pasojë lëndime trupore, në të cilat lëndime më lehtë janë lënduar nëntë persona.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë lëndime të rënda trupore, në të cilën rëndë janë lënduar një motoçiklist dhe me lehtë një shofer i një automobili.

Siç informon për MIA-n  inspektori i pavarur Dragan Veljanovski, të shtunën është kryer ekspertizë në gjithsej shtatë aksidente trafiku, prej të cilave tre janë me pasoja materiale dhe katër janë pasoja lëndime trupore në të cilën lehtë janë lënduar gjashtë persona.

Dje është kryer ekspertë në gjithsej 11 aksidente komunikacioni, prej të cilave tre janë me pasojë dëme materiale dhe shtatë janë me pasojë lëndime trupore, në të cilat më lehtë janë lënduar 11 persona.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë lëndime të rënda trupore në të cilën lëndime të rënda trupore ka marrë një shofer i një motocikli.

Me ndihmën e automjetit special gjatë këtyre tri ditëve janë larguar 123 automjete, të cilat në masë më të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail