Hapet fabrika e ujit në Dibër, investim prej 14 milionë eurosh

Dibër, 19 shtator 2016 (MIA) - Në afërsi të fshatit Gajre të Dibrës është hapur fabrika për prodhimin e ujit të pijshëm të ambalazhuar "Maya" të kompanisë kroate Mali Loshinj. Investimi fillestar ishte 300.000 euro, ndërsa 7,7 milionë eurot e vlerësuara arritën në 14 milionë euro për 3,5 vjet, aq sa zgjati procesi i realizimit.

Fabrika është locuar pranë rrugës rajonale Ura e Boshkos - Burimi, pesë kilometra para fshatit të pastër ekologjik Gajre, ku ndodhet koncesioni.

Numri momental prej 25 të punësuar, sipas paralajmërimeve të investitorit, duhet të rritet për një kohë shumë të shkurtër, ndërsa prodhimi ditor i ujit të ambalazhuar mund të arrijë deri në 200.000 litra për një turn prej tetë orësh.

"Ceremonia e sotme është rezultat përfundimtar i të gjitha përcaktimeve dhe politikave tona dhe ky investim është i një rëndësie të madhe jo vetëm për Gajren dhe Dibrën, por për të gjithë rajonin perëndimor drejt zhvillimit ekonomik të balancuar dhe të qëndrueshëm", theksoi ministri Kuçi.

Sipas tij, me vetë faktin që investimet dhe eksportet janë shtyllat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Republikës së Maqedonisë është mjaft e rëndësishme që uji i prodhuar në këtë fabrikë dedikohet kryesisht për eksport, i përcaktuar tashmë kryesisht për vendet fqinje, vendet arabe, Kroacinë dhe Rusinë.

"Është veçanërisht i rëndësishëm përkushtimi për cilësi dhe standarde të larta, kështu që u përfitua  ujë me cilësi të lartë premium prodhuar nga teknologjia më moderne, e cila e bën konkurrente, serioze në tregun e stërholluar global", shtoi Kuçi.

Në emër të kompanisë Mali Losinj para të pranishmive foli, Kujtim Deari. "Investimin që sapo filluam nga themelet para rreth tre vjetësh, sot, falë dy investitorëve nga Republika e Kroacisë, Dashmir Abdi dhe Branimir Kojiq,  kjo fabrikë mori karakterin e një objekti më modern, më bashkëkohor dhe teknologjikisht më të pasur në Maqedoni dhe në rajon", theksoi Deari.

Ministri për Investime të huaja, Goran Mickovski e theksoi rëndësinë e ujit si burim i së ardhmes, rëndësia e të cilit është shumë e madhe.

"Për ekonominë tonë, megjithatë, është veçanërisht e rëndësishme që investimet të rriten vazhdimisht, dhe kjo do të thotë krijim i vendeve të reja të punës, duke kontribuar kështu në zvogëlimin e papunësisë dhe rritjen e standardeve jetësore", tha Mickovski.

Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, ishte decid se asnjë investitor as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë probleme administrative në Dibër. "Të gjithë janë të mirëpritur dhe të gjithë jemi në dispozicionin", nënvizoi Lata.

Në mesin e shumë të ftuarve në inaugurimin e fabrikës "Maya" ishin Ambasadorja e Republikës së Kroacisë, Danijela Barishiq, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, si dhe disa ministra dhe përfaqësues të jetës politike dhe të biznesit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail