Presidenti Ivanov në debatin e Asamblesë së 71-të të përgjithshme të KB-së

Shkup, 20 shtator 2016 (MIA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot në Nju-Jork, do të marrë pjesë në hapjen e debatit të përgjithshëm të Asamblesë së përgjithshme të 71-të të Kombeve të Bashkuara, që po mbahet prej sot deri më 26 shtator në temën "Qëllime të qëndrueshme zhvillimore: presion universal për transformimin e botës tonë".

Mes folësve në hapje të debatit të përgjithshëm të Asamblesë së përgjithshme të 71-të të Kombeve të Bashkuara janë sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun, presidenti i SHBA-së Barak Obama, presidenti francez, Fransoa Oland, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, kryeministrja britanike Tereza Mej, kryeministri kanadez Xhastin Trudo.

Është parashikuar që presidenti Ivanov të mbajë fjalim në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të enjten, 22 shtator.

Presidenti i Maqedonisë sot do të marrë pjesë edhe në pritjen që për shefat e shteteve dhe të qeverive pjesëmarrëse në sesionin e 71-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e organizon sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun.

Është parashikuar që Ivanov të realizojë edhe takim dypalësh me presidentin e Republikës së Polonisë, Andzhej Duda, me Mbretin e Jordanisë L.T. Abdulla II dhe me presidentin e Republikës Arabe Egjipti, Abdel Fatah Al Sisi.

Sonte vonë sipas kohës në Maqedoni, presidenti Ivanov do të marrë pjesë në pritjen që për të pranishmit e Asamblesë së përgjithshme të 71-të të Kombeve të Bashkuara do ta organizojë presidenti Barak Obama.

Paraprakisht, presidenti Ivanov mbajti fjalim në mbledhjen e nivelit të lartë të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për lëvizjet e mëdha të refugjatëve dhe migrantëve, ndërsa ka realizuar takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe me kryeministren e Mbretërisë së Norvegjisë, Erna Solberg.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail