Info sesion për garat "Hakaton i autobusëve të Shkupit" dhe "Stacioni i mençur i autobusëve"

Shkup, 23 shtator 2016 (MIA) - Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik sot në amfiteatrin e FSHIIK në Fakultetin Teknologjik-Metalurgjik në Shkup do të prezantojë hollësi për procesin e aplikimit për garat "Hakaton i autobusëve të Shkupit" dhe "Stacion i mençur i autobusëve".

Për garat do të flasin drejtorët e Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik Jasmina Popova dhe të NQP Shkup Igor Janushev. Pjesën teknike për "Hakatonin e autobusëve të Shkupi" do ta prezantojë dr. Ivan Çorbev nga FSHIIK, ndërsa pjesën teknike për garën prototip "Stacioni i mençur i autobusëve" - prof Atanas Koçov nga Fakulteti i Makinerisë Shkup.

Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Qyteti i Shkupit dhe NQP Shkup organizojnë garë për promovimin e veprimtarisë inovuese, stimulimin e bashkëpunimit mes institucioneve shkencore-hulumtuese të arsimit sipëror dhe biznes sektorit dhe promovimin e laboratorëve në institucionet e arsimit sipëror.

Gara është e hapur për të gjithë individët kreativë, ekipe dhe startap të cilët kanë njohuri në sferën e zhvillimit të disenjit të zgjidhjeve ideore soufterike dhe dëshirojnë të kyçen në krijimin dhe vendosjen e inovacioneve në sektorin publik, e me qëllim të përmirësimit të shërbimeve publike.

Të interesuarit për garën mund të aplikojnë në garat në linqet "Hakaton i autobusëve të Shkupit" >HYPERLINK "http://jsphakaton.mk/" \nhttp://jsphakaton.mk/   dhe "Stacioni i mençur i autobusëve">https://goo.gl/LGp9Mb.

Organizimi i garave është i mbështetur nga Fakulteti për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike nga Shkupi (FSHIIK), Fakulteti i Makinerisë nga Shkupi, Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), Fakulteti Teknik në Manastir, Parku Teknologjik pranë Universiteitit të Evropës Juglindore, Fakulteti për Informatikë nga Shtipi dhe Fakulteti për Teknologji Informatike dhe Komunikuese nga Manastiri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail