Vjeshtë me temperatura dhe reshje mesatare të shiut

Shkup, 23 shtator 2016 (MIA) - Sasi të zakonshme të shiut dhe temperatura mesatare të ajrit na presin këtë vjeshtë, parashikojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Në Shtator temperatura e ajrit pritet të jetë në kuadër të mesatares, 12 deri në 14 gradë Celsius në pjesët perëndimore malore dhe temperatura pak më të larta në rajonet e tjera, gjegjësisht deri në 18 gradë Celsius. Ky muaj do të jetë pak me më shumë reshje të shiut në mbarë territorin, përveç në pjesën verilindore dhe veriperëndimore ku nuk priten reshje më të mëdha se ato mesatare për ato rajone.

Në tetor priten temperatura mesatare prej 10 deri në 14 gradë celsius, por ekziston mundësia se reshjet në mbarë territorin do të jenë nën vlerat mesatare. Veçanërisht sasi më të ulëta të reshjeve priten në pjesën perëndimore të Maqedonisë.

Vlerat mesatare të temperaturave duhet të ruhen edhe në nëntor prej 6 deri në 9 gradë, ndërsa në pjesët perëndimore malore priten temperatura më të ulëta. Reshjet edhe në këtë muaj duhet të jenë nën mesataren, veçanërisht në pjesën lindore të Maqedonisë ku duhet të arrihen sasitë mesatare (50-100 mm).

Ekziston mundësia që në sezonin vjeshtor të paraqiten periudha me mot më të ftohtë dhe më të thatë, si dhe mundësia për lëshime të shprehura pozitive nga vlerat e zakonshme mesatare të temperaturës dhe reshjeve.

Meteorologët nuk e përjashtojnë mundësinë se nga fundi i shtatorit dhe fillimi i tetorit mund të ketë vazhdim të verës, periudhë më të ngrohtë dhe të thatë.

Sipas të dhënave historike me të cilat disponon DPHM, për sezonin e vjeshtës është regjistruar temperaturë maksimale absolute 39,7 gradë në Demir Kapi më 5 shtator 2015, ndërsa temperaturë absolutisht minimale (-19,0˚С) është shënuar në Berovë më 6 nëntor të vitit 1995.

Shtrirja e temperaturave të mesatares shumëvjeçare 1981-2010 për vjeshtën është prej rreth 8 gradë në pjesët malore, deri në 16,9 gradë janë matur në Gjevgjeli. Reshjet në këtë periudhë kanë qenë prej 127,0 mm në stacionin meteorologjik në Shtip, deri në 326,6 mmm në Lazaropole.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail