RSDM: Kushte jodinjitoze në konviktet studentore

Shkup, 26 shtator 2016 (MIA) -  Nënkryetari i Rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë (RSDM) Darko Kaevski sot e akuzoi qeverinë se studentët në konviktet studentore jetojnë në kushte mizere si dhe, siç tha, nën çdo prag të dinjitet njerëzor. 

"Studentët në konviktin studentor "Stiv Naumov", në tualet shkojnë duke pasur frikë, bëjnë dush me ujë të ftohtë dhe me dyer të hapura.
Rinia jonë jeton në kushte të mjerueshme, nën çdo dinjitet njerëtor!
Prej këtij viti pushteti i kontrollon vaktet e studentëve të cilat janë reduktuar në dy në ditë. Shpeshherë nuk ka vakte të mjaftueshme për të gjithë studentët dhe ata duhet të gjenden vetë për të përballuar këto situata. Studentët i zgjedhin edhe latat e mensës studentore me të cilët blejnë ushqim për shkak se kartelat elektronike nuk u garantojnë se do ta marrin vaktin e mjerueshëm studentor! Është për turp që pushteti të lavdërohet me dy pavijone të rikonstruktuara të cilët lagen pas shiut të pare dhe studentët janë të rrethuar me mure të lagëta dhe të mykura", tha Kaevski dhe shtoi se "pas 11 dhjetorit studentët do të kenë konvikte tërësisht të rikonstruktuara dhe të modernizuara.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail