VMRO-DPMNE: Ngjyrosja e gjykatës tentim për frikësim të gjykatësve

Shkup, 26 shtator 2016 (MIA) - VMRO-DPMNE-ja vlerëson se ngjyrosja e djeshme e ndërtesës së gjykatës, ku duhet të gjykohen rastet për kërkimin e rryshfetit dhe për rastin "Puç", ku është i dyshuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është tentim që të frikohen gjykatësit që të vendosin në pajtim me ligjin. 

"VMRO-DPMNE-ja ashpër i dënon tentimet e kriminelit të aboluar Zoran Zaev që përmes sulmeve dhe kërcënimeve mbi gjykatën të kryejë presione dhe t'i frikojë gjykatësit të vendosin në pajtim me ligjin. Akti i turpshëm vandal i hulihganëve nga revolucioni i paguar LSDM/Soros është rezultat i dëshirave të kriminelit të aboluar Zoran Zaev të frikohen të gjithë gjykatësit, të cilët duhet ta gjykojnë për kërkimin e rryshfetit dhe për rastin "Puç", duke u porositur se hordhitë e egra të cilët janë nën komandën e tij do të veprojnë çdoherë kur të meret vendim që nuk është në favor të vullnetit të tij", thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Siç potencohet në kumtesë, "krimineli i aboluar Zopran Zaev druan dhe duhet të druajë se drejtësia do ta arrijë".

Nga VMRO-DPMNE-ja apelojnë presionet dhe sulmet mbi gjykatën të ndërpriten, ndërsa anëatrësia e LSDM-së të distancohet nga hapat jo të mençura të Zaevit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail