Në Komisionin për sistem politik duhet të vazhdojë debati rreth raportit të PSP-së

Shkup, 27 shtator 2016 (MIA) - Në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive sot duhet të vazhdojë debati rreth raportit për punën e Prokurorisë Speciale Publike.

Seanca dje u ndërpre për shkak të mospasjes së mundësive për punë sipas rregullores, pasi që prokurorja speciale publike Katica Janeva e braktisi seancën e Komisionit dhe paralajmëroi se do të vijë vetëm në Seancën plenare, në të cilën do të shqyrtohet Raporti për punën e PSP.

Janeva tha se nuk do të kthehet më në seancë sepse deputetët i bëjnë mobing klasik.

Debati i komisonit për Raportin e PSP ka filluar të mërkurën javën e kaluar.

Në rend dite të Komisionit është edhe Raporti vjetor për punën e Prokurorive Publike në Republikën e Maqedonisë për vitin 2015.

Në Kuvend sot do të mbajnë seanca edhe Komisioni për arsim, shkencë dhe sport, Komisioni për kulturë, Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, Komisioni për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, Komisioni për sistem politik dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail