Lëvizja BESA: Kjo është ndarja më e drejtë e njësive zgjedhore

Shkup, 27 shtator 2016 (MIA) - Në Maqedoni, që nga ardhja e demokracisë dhe zgjedhjeve si proces, vazhdimisht kemi qenë në kërkim e sipër të një modeli më të përshtatur zgjedhor, që do ishte i pranuar nga të gjitha palët, jo vetëm politike, por edhe etnike.

Siç kumtoi partia, kjo, sepse që nga zgjedhjet e vitit 1990 dhe në të gjitha zgjedhjet që kanë vijuar më tej, vota e shqiptarëve gjithnjë e më tepër ka humbur nga pesha e saj politike, kështu që deputetët shqiptarë vazhdimisht zgjidheshin me më shumë vota sesa një deputet maqedonas.

"Kjo traditë jo vetëm që ka qenë në kundërshtim me parimin bazë kushtetues, por ka shkaktuar disbalancë politike në përfaqësimin e qytetarëve në Kuvend. Rrugëtimi që nga modeli i shumicës deri te ai përzier, i shumicës e proporcional, e deri te modeli aktual zgjedhor plotësisht proporcional me gjashtë njësi zgjedhore, ashtu siç është i konfiguruar në Maqedoni, ka shkaktuar dhe po shkakton gjithnjë e më pak besueshmëri në procesin zgjedhor", thuhet në kumtesë.

Së fundmi, kumtohet, kemi situatën e listës së fundit të publikuar nga KSHZ të datës 5 gusht 2016, ku në njësinë zgjedhore numër gjashtë është tejkaluar pragu ligjor me plus-minus 5 % dallim nga njësitë e tjera zgjedhore.

"Nisur nga këto rrethana, ndonëse Lëvizja BESA ka dalë me propozimin e saj për një njësi zgjedhore me lista të hapura, këtu po dalim me një propozim të përgatitur dhe përpunuar në për këtë model zgjedhor. Në këtë mënyrë kemi bërë një propozim krejt të ri të ndarjes së njësive zgjedhore, duke u bazuar në dy parime bazë: barazia e votës dhe gjithëpërfshirja komunale në njësinë përkatëse zgjedhore. Në bazë të propozimit tonë, secila komunë në Maqedoni do të jetë në të njëjtën njësi zgjedhore dhe jo e ndarë në dy të tilla, siç ka qenë rasti deri tani, dhe numri i votuesve në secilën njësi do të jetë shumë i balancuar, gjë që është parakusht për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Kështu, sipas nesh, do të dukeshin njësitë zgjedhore pas ndarjes së re dhe gjithashtu numri i votuesve në secilën njësi zgjedhore. Propozimin në vijim do ta dërgojmë deri te katër subjektet politike të përfshira në procesin e Përzhinës, KSHZ-ja, kori diplomatik në vend, ODIHR-OSBE dhe te organizatat ndërkombëtare relevante për zgjedhje", thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail