Çivning kafe: Përgjegjësia e elitave në pushtet - nga Shekspiri deri më sot

Shkup, 27 shtator 2016 (MIA) - Në kuadër të shënimit të 400-vjetorit të vdekjes së Uilliam Shekspirit, Asociacioni i Çivning bursistëve në Maqedoni (MSAA) dje organizoi "Çivning kafe: Përgjegjësia e elitave në pushtet - nga Shekspiri deri më sot" në Dhomën Publike (Public Room) në Shkup.

Ngjarja, siç theksojnë organizuesit, kishte për qëllim ta promovojë cilësinë e arsimit britnaik përmes shënimit të veprave të lëna në trashëgimi nga kjo ikonë e jashtëzakonshme britanike.

Një nga temat qendrore në veprat e Shekspirit është përgjegjësia, e cila, duke u tërhequr nëpër shekuj e ruan rënësinë e vet edhe sot. Duke krijuar lidhje ndërmjet dramave të Shekspirit dhe botës së sotme moderne dh dinamike, ngjarja nxiti diskutim cilësor rreth temës së përgjegjësië së sundimtarëve.

Në debatin  titulluar "Përgjegjësia e elitave në pushtet - nga Shekspiri deri më sot", fjalime të veta patën Besa Arifi, profesoreshë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe eksperte e së drejtës penale, Ljupço Petkovski, ekpert për shkenca politike dhe Çivning bursist, Sllobodan Unkovski, regjisor teatri dhe profesor i regjisë në Fakultetin për arte dramatike pranë UCM në Shkup, Naum Panovski, drejtor artistik i projektit Poiesis teatri në Nju-Jork, profesor i sektorit për aktrim dhe kulturë, dhe regjisor teatri. Moderatore e debatit ishte Liljana Mitevska, gazetare, Çivning bursiste.

Ngjarja ishte edhe mundësi për të gjithë të interesuarit për studime post-diplomike në Britani të Madhe në mënyrë që të njihen me Çivning bursistët nga Maqedonia prej të cilëve morën më shumë informata për Çivning bursën dhe përvojën studimore në këtë vend.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail