Në Kuvend filloi debati për Buxhetin për vitin 2017

Shkup, 28 shtator 2016 (MIA) - Në Komisionin kuvendor amë për financim dhe buxhet sot filloi debati për Propozim buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2017.

Sipas propozimit, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 187,6 miliardë denarësh që është për 7,6 për qind më shumë në krahasim me vitin 2016. Shpenzimet e përgjithshme janë në nivel prej 206,22 miliardë denarë ose për 4,5 për qind më shumë në krahasim me sivjet. Deficiti buxhetor është paraparë të arrijë 3 për qind nga BPV-ja, gjegjësisht 18,6 miliardë denarë. 

Investimet kapitale janë planifikuar në 26,95 miliardë denarë.

Buxheti është punuar në bazë të projeksionit për rritje të ekonomisë prej 3 për qind, ndërsa inflacioni të mbetet në nivel prej 1 për qind.

Propozimin para anëtarëve e elaboroi ministri i Financave Kiril Minovski i cili tha se Propozim-buxheti për vitin 2017 bazohet në tre postulate themelore dhe ato janë zhvillimi i cili bazohet në vlerën e lartë të investimeve kapitale, mbrojtja sociale e kategorive më të cenueshme të qytetarëve dhe zvogëlimi në faza i deficitit buxhetor që të arrihet konsolidim fiskal në afat të mesëm.

Sipas tij, prioritet kryesor buxhetor është mbështetja e sektorit privat sepse, siç tha, është kyç për zhvillimin ekonomik të vendit dhe është i vetmi i cili mund të krijojë vlerë të re.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail