Minoski: Në infrastrukturën rrugore do të investohet 20,16 miliardë denarë

Shkup, 28 shtator 2016 (MIA) - Me Buxhetin e propozuar për vitin 2016 ndahet shumë e konsiderueshme për investime kapitale, e cila është më e lartë deri më tani dhe është në drejtim të mbështetjes së zhvillimit ekonomik.

Këtë e theksoi ministri i Financave, Kiril Minoski, duke e elaboruar Propozim-buxhetin për vitin 2016 në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet.

"Përcaktimi për rritjen e vazhdueshme të investimeve publike viteve të fundit është treguar si i mirë për më shumë sektorë, para se gjithash për ndërtimtarinë dhe industrinë, për këtë nga vitit 2009 e këndej vazhdimisht rritet eksporti i investimeve kapitale në buxhet. Për vitin e ardhshëm kemi projektuar nivel të lartë të investimeve kapitale në vlerë prej 26.954 miliardë denarëve, që është për 4,62 miliardë denarë më shumë nga ky vit ose për 20,7 për qind rritje e investimeve kapitale", tha Minoski.

Ai shtoi se është parashikuar që vitin e ardhshëm në infrastrukturën rrugore të investohen gjithsej 20,16 miliardë denarë, nga të cilat pjesa më e madhe ose 16.56 miliardë do të realizohen përmes Ndërmarrjes  Publike për Rrugë Shtetërore.

Për shpenzime kapitale për infrastrukturën hekurdhore janë parashikuar 807 milionë denarë, shtoi ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail