Hapet "Park Hotel dhe Spa" në Shkup, investim vendor prej 15 milionë eurove

Shkup, 28 shtator 2016 (MIA) - Pesëmbëdhjetë milionë euro arrin investimi në "Park Hotel dhe Spa" të hapur sot në Parkun e Qytetit në Shkup pranë Vardarit.

Bëhet fjalë për investim vendor të kompanisë "Gemak" me të cilën janë hapur 100 vende pune. Disponon me 80 dhoma luksoze, spa qendër, fitnes, sallë, bar dhe restoran.

Me investimin në hotel, siç tha pronari i "Gemak" Enver Maliqi, kompania shënon 25 vjetorin e themelimit edhe punën e suksesshme në Maqedoni dhe rajon.

"Jemi krenarë të "Park Hotel dhe Spa" sepse përmes tij kemi investuar standarde të reja më të larta në hotelieri, që do të nxisin zhvillim në këtë segment në Maqedoni. Pikërisht për këtë kemi vendosur që të ndërtojmë brend të ri personal të hoteleve në vend që të shkojmë përmes rrugës më të lehtë dhe të shkojmë nën emrin e ndonjërit nga brendet botërore të hoteleve", tha në solemnitet Altin Maliqi, pronar i "Park Hotel dhe Spa".

Lokacioni i hotelit, sipas investitorit është adut shtesë dhe u mundëson vizitorëve të jenë të rrethuar me mjedis natyral, si dhe të jenë afër qendrës së qytetit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail