Takim i Spasovskit me ambasadorin e Izraelit Dan Orjan

Shkup, 28 shtator 2016 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot mbajti takim pune me ambasadorin e Izraelit, Dan Orjan.

Nga MPB njoftojnë se bashkëbiseduesit e kanë potencuar bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm midis dy vendeve dhe kanë shprehur bindje për vazhdimin dhe thellimin e tij.

"Ministri Spasovski dhe ambasadori Orjan këmbyen mendime për sfidat me të cilat ballafaqohen dy vendet, me ç'rast në veçanti janë potencuar kanosjet dhe rreziqet e mundshme nga terrorizmi dhe kriza e emigrantëve. Ambasadori Orjan përsëriti se Izraeli e shfaq gatishmërinë për t'i ndihmuar Maqedonisë gjatë ballafaqimit me të gjitha sfidat", theksohet në kumtesën e MPB-së.

Bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të MPB-së në përgatitjen dhe zbatimin e tyre. Spasovski ka potencuar se është e domosdoshme zgjedhjet të jenë korrekte dhe demokratike, ndërsa Qeveria e ardhshme të përbëhet prej politikanëve të ndershëm dhe të pakorruptuar.

Ambasadori Orjan ka potencuar se Izraeli do të bashkëpunojë me qeverinë e cila do të zgjidhet në zgjedhje demokratike dhe të ndershme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail