BPRM: Sistemi bankar tregoi stabilitet në tremujorin e dytë

Shkup, 29 shtator 2016 (MIA) - Sistemi bankar në Maqedoni në tremujorin e tretë të vitit 2016 ka mbetur stabil dhe ka treguar qëndrueshmëri në ngjarjet në atë periudhë.

Siç kumtoi BPRM, në kushte të jostabilitetit politik vendor, në tremujorin e dytë të vitit 2016, aktiva e sistemit bankar ka shënuar rënie prej 1,5 përqindëve, e cila ka qenë në mënyrë të veçantë e shprehur në prill dhe maj, kur pritjet e përkeqësuara të subjekteve ekonomik kanë sjellur deri në tërheqje të depozitave nga bankat. Sqarojnë se këto lëvizje, të përcjellura me rritjen spekulative të kërkesave për deviza në tregun ndërrues, e kanë imponuar nevojën e rritjes së normës së interesit të bonove të thesarit dhe të shkallës së rezervës së detyrueshme për detyrimet e bankës në denarë me klauzolë devizore. Njëherit, banka popullore sërish u ka mundësuar bankave të plasojnë depozita devizore me norma interesi pozitive", theksojnë nga BPRM.

Shtojnë se nga të dhënat për rritjen e krediteve janë marrë efektet nga bartja e një pjese nga kreditet tërësisht jofunksionale në evidencën jashtëbalancore deri më 30 qershor të vitit 2016, e cila ka qenë e domsodoshme për bankat. Në fund të tremujorit, pjesëmarrja e kredive jofunksionale në kreditë e përgjithshme ka arritur 7,5 për qind. Rreziku për mjetet vetanake të bankave nga realizimi i rrezikut kreditor, konsiderojnë nga BPRM-ja, në të ardhmen nuk është i lartë, për shkak të mbulesës së lartë të kredive me përmirësim të ndarë të vlerës, por edhe për shkak të vëllimit dhe cilësisë së kënaqshme të mjeteve personale të bankave.

Me tërheqjen e depozitave nga sistemi bankat në tremujorin e tretë nga viti 2016, janë zvogëluar mjetet likuiduese të bankave, por për shkak të gjendjes së tyre paraprake të lartë, si dhe për shkak të instrumenteve të Bankës Popullore për krijim të likuiditetit, rritja kreditore nuk ka qenë e rrezikuar, ndërsa profitabiliteti edhe më tej rite. Shkalla e përkatësisë së kapitalit ka vërejtur rritje të lehtë në tremujorin e dytë dhe më 30 qershor ka qenë 15,6 për qind.

Në seancë është konkluduar se reagimi i shpejtë i Bankës popullore ka konribuar në mbajtjen e stabilitetit të sistemit bankar dhe në përforcimin e funksionit të tij bazë të ndërmjetësimit financiar mes kursimtarëve dhe shfrytëzuesve të kredisë.

Në seancën e sotme, Këshilli e ka shqyrtuar dhe e ka miratuar vendimin e për dhënie të lejes dhe pajtueshmërisë për kryerje të transferit të shpejtë të parave. Ky vendim merret si i ri për shkak të ndryshimeve ligjore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail