Maqedonia mes vendeve ku më shumti hidhet ushqimi

Shkup, 29 shtator 2016 (MIA) - Në Maqedoni hidhet pothuaj një e katërta nga sasia e përgjithshme e ushqimit, me të cilën manipulojnë marketet, restorantet, prodhuesit dhe shpërndarësit.

Këtë e tregon hulumtimi i zbatuar në kuadër të projektit "Ushqimi për të uriturit, e jo në deponi", që u prezantua sot.

Siç deklaroi Dushko Hristov nga Banka për ushqim, më së shumti ushqim hedhin zinxhirët shpërndarës, prodhimet e të cilëve janë me afat të shkurtër të kohëzgjatjes, pastaj restorantet dhe amvisëritë.

"Gjithsej 99 për qind nga të anketuarit u përgjigjën se dëshirojnë ta donojnë ushqimin, ndërsa 45 për qind nga mbeturinat nga amvisëritë janë organike", tha Hristov.

Banka për ushqim para pesë viteve ka ngritur nismë për miratimin e ligjit për mosgjuajtje të ushqimit në vend, por nuk ka marrë përgjigje nga institucionet.

"Na presin zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas të cilave sërish do ta parashtrojmë iniciativën. Shpresojmë se kësaj radhe do ta arrijmë qëllimin, ta miratojmë ligjin", ta Hristov.

Sipas numrit të banorëve, Maqedonia në listën prej një deri dhjetë në korniza botërore, tani për tani gjendet në vendin e tetë për nga hedhja e ushqimit.

Hulumtimi për hedhjen e udhqimit u zbatua në Tetovë, Shkup, Manastir dhe Strumicë gjatë disa muajve të kaluar nga ana e "Ushqim për të gjithë - Banka për ushqim Maqedoni", por sot u prezantuan rezultatet vetëm nga Shkupi dhe Tetova, ku janë përfshirë 170 subjekte, 130 në Shkup dhe 40 në Tetovë.

Në prezantimin mori pjesë edhe Arash Derambarsh, njëri nga njerëzit e parë dhe tani për tani të vetmit, të cilët e inicuan miratimin e Ligjit për mosgjuajtje të ushqimit në Francë. Ai i ndau përvojat në këtë sferë, mënyrën e miratimit të ligjit dhe implemnentimin si një nga elementet më të rëndësishme. 

Siç u theksua, tani për tani në korniza botërore SHBA-ja më së shumti hedh ushqim.

"Ushqim për të gjithë - Banka për ushqim Maqedoni" deri tani ka zgjedhur edhe dhjetë ambasadorë, njerëz nga jeta publike, për luftë kundër urisë në Maqedoni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail