Të dyshuarit për "Arkën" janë thirrur për t'u marrë në pyetje në Gjykatë

Shkup, 30 shtator 2016 (MIA) - Gjatë ditës në Gjykatën Themelore Shkup, për t'u marrë në pyetje duhet të paraqiten katër të dyshuarit për lëndën e PSP-së "Arka".

"Gjykatës nga Sektori i procedurës paraprake duke vepruar rreth dy propozimeve - propozimin pë përcaktim të masës së paraburgimit kundër një personi dhe propozimi për përcaktim të masës së kujdesit kundë tre personave, i Prokurorisë Publike për ndjekje të veprave penale të cilat dalin dhe janë të lidhura me ndjekjen e komunikimeve (PSP), lidhur me lëndën e njohur në opinion si "Arka", u dërguan ftesa palëve dhe personave të përfshirë me propozimet dhe caktuan marrjen e tyre në pyetje që duhet të kryhet gjatë ditës", informojnë nga Gjykata.

Lënda "Arka" ka të bëjë me krim ekonomik që ka të bëjë me keqpërdorim të mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë për çka janë të dyshuar tre persona udhëheqës në DSK dhe një person udhëheqës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, lidhur me furnizimin e pajisjes elektronike-komunikative dhe trajnim për përdorimin e saj nga ndërmarrja nga Britania e Madhe për nevojat e drejtorisë së 5-të pranë DSK-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail