Hapet TEHNOMA 2016, promovohen inovacione dhe teknologji të mbi 160 kompanive

Shkup, 18 tetor 2016 (MIA) - Panairi i Shkupit prej sot është nikoqir i edicionit të 42-të të Panairit ndërkombëtar "TEHNOMA" në Shkup në të cilin paraqiten mbi 160 ekspozues nga Maqedonia, Italia, Austria dhe Gjermania nga sfera e metalurgjisë, elektroteknikës, energjetikës, ndërtimtarisë, sigurimit dhe mbrojtjes.

Manifestimi pesëditor i panairit ofron promovim të arritjeve në inovacionet dhe teknologjitë e reja, mundësitë dhe nxitjes për biznese të reja përmes paraqitjes së tregimeve, debateve të suksesshme për nevojat e firmave nga shumë sfera...

Sipas ministrit të Financave Kiril Minovski, TEHNOMA, si manifestim i cili ekziston 42 vite, është shembulli më i mirë për konkurrencë përmes promovimit të inovacionit dhe njohurisë.

"Çelësi për zhvillim ekonomik të vendit është në zhvillim të sektorit privat, kështu që ai do të jetë në gjendje të krijojë prodhime dhe shërbime të cilat do të jenë konkurruese në tregun global. Që të arrihet kjo, Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e orientuar ndaj krijimit të mjedisit të volitshëm afarist i cili do ta mbështesë edhe hyrjen e teknologjive të reja përmes hyrjes së investimeve të huaja", tha Minovski në hapjen e panairit.

Në drejtim të acancimit të konkurrencës dhe inovacionit, theksoi Minovski, janë edhe masat të cilat i ka ndërmarrë Qeveria për zhvillim të sipërmarrësisë, siç janë masat aktive të Agjencisë për Punësim, përmes të cilave jepen grante dhe kredi për vetëpunësim dhe hapje të biznesit personal.

Pjesa e veçantë e TEHNOMA-s është ndarë për start all avenia të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik. Në ngjarje të veçantë "Tehnoinvent" paraqiten mbi 30 start all kompani, si dhe organizata nga kjo sferë, ndërsa janë planifikuar punëtori, prezantime dhe konferenca.

Përmes Fondit për Inovacione deri më tani janë mbështetur 33 kompani me 1,3 milionë euro, ndërsa në vijim është edhe ndarja e transhës së re prej 450.000 euro.

Drejtoresha ekzekutive e Panairit të Shkupit Daniela Gligorovska porositi se promovimi i mirë dhe pranimi i shkëlqyeshëm te publiku afarist është kyç për suksesin dhe rritjen e çdo firme e cila ekspozohet drejtpërdrejtë ose në mënyrë jo të drejtpërdrejtë në manifestimin e panairit.

Paralelisht me TEHNOMA në Panairin e Shkupit mbahen edhe Panairi i 4-të për transport dhe logjistikë, Panairi i 17-të ndërkombëtare për zejtari dhe ekonomia e vogël, si dhe Ekspozita e 37-të ndërkombëtare për inovacione - MAKINOVA.

Në panairin për transport dhe logjistikë në sipërfaqe prej 1.000 metra katrorë ekspozohen kompani transportuese, porte, asociacione transportuese, qendra logjistike, terminale dhe depo doganore nga Maqedonia, rajoni më i gjerë, Gjermania, Austria, Zvicra, Shqipëria...

Orari i punës së panairit është nga 10:00 deri në 19:00. Hyrja për vizita individuale kushton 90 denarë, ndërsa 40 denarë për vizita të organizuara grupore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail