Ahmeti u takua me ambasadorin amerikan Xhes Bejli

Shkup, 18 tetor 2016 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë ditës së sotme ka pritur ambasadorin amerikan, Xhes Bejli.

Siç citohet në njoftimin e BDI-së, Ahmeti dhe ambasadori Bejli diskutuan për gjendjen politike dhe zbatimin e marrëveshjes së Përzhinës, zgjedhjet e 11 dhjetorit, reformat, sundimin e ligjit si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Kryetari Ahmeti shtjelloi qëndrimet e BDI-së për situatën politike duke thënë që zgjedhjet e besueshme dhe gjithëpërfshirëse janë fillim i zgjidhjes së krizës dhe BDI-së është e gatshme për zgjedhje.

Sundimi i ligjit dhe reformat sistemore janë pjesë përbërëse e programit të BDI-së dhe paraqesin shtyllë të ofertës sonë bashkë me integrimin EuroAtlantik, fqinjësinë e mirë, marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin ekonomik.

"BDI-ja dhe aleatët ndërkombëtar ndajnë qëllime të përbashkëta per shoqëri demokratike dhe elita të përgjegjshme, të integruar në BE dhe NATO, andaj dhe nuk do të rreshtim me përpjekjet për ti arritur ato sepse këtë e presin qytetarët nga ne", theksoi kryetari Ahmeti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail