Ahmeti: BDI në çdo vend ku ka shqiptarë, sot jam në Kumanovë

Tetovë, 23 tetor 2016 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot nga selia e BDI-së në Tetovë ka bërë me dije se ai sot së bashku me delegacionin e partisë së tij do të shkojë në Kumanovë.

Ahmeti ka njoftuar se ai sot do të merr pjesë në një promovim të librit, dhe gjithashtu do të bëjë homazhe te një familje kumanovare.

Sipas liderit të BDI-së, ky do të jetë edhe hap i BDI-së në rrugën e saj që do ta nis, që të shkojë në çdo vend ku ka shqiptarë.

Ahmeti sot në selinë e BDI -së në Tetovë ka zhvilluar takim me Shtabin Qendror Zgjedhor, kryetarët e shtabeve komunale dhe kryetarët e degëve të partisë me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për fillimin e punës së shtabit qendror dhe atyre komunale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016, me fokus të veçantë për aktivitetet e shtabit zgjedhor të diasporës, si zgjedhje me rëndësi por edhe procedura të posaçme zgjedhore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail