Milloshoski: Është koha e fundit PPS të bëhet institucion profesional

Shkup, 24 tetor 2016 (MIA) - Deklarata e fundit e Prokurores publike speciale, Katica Janeva se punësimi i nipit të saj në PPS nuk paraqet nepotizëm, është maja e nënvlerësimit të qytetarëve nga ana e saj si dhe hipokrizi ndaj parimeve për transparencë dhe për punë të drejtë.

Këtë sot e deklaroi, Antoni Milloshoski, anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. Katica Janeva dhe ekipi i saj, theksoi, jo vetëm se e shndërruan Prokurorinë Publike Speciale në pronë partiake të LSDM-së, por edhe pa pardon gjithnjë e më shumë simpatizantë, nipër, familjarë, miq dhe persona të tjerë, i kanë përfshirë në buxhetin shtetëror.

Sipas Milloshoskit, me këto procedura, zonja Janeva i ka konfirmuar mendimet e qytetarëve se PPS nuk punon as në mënyrë profesionale dhe as selektive, por preferon punë partiake, aktivizëm politik dhe nepotizëm familjar.

Theksoi se Katica Janeva duhet të përgjigjet edhe për raste të tjera të nepotizmit dhe partizimit të PPS-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail