Në KSHZ janë paraqitur 540 qytetarë të Maqedonisë nga vendet e huaja

Shkup, 25 tetor 2016 (MIA) - Deri dje në orën 14, gjithsej 540 qytetarë të Republikës së Maqedonisë, të cilët janë në punë ose qëndrim të përkohëshm në vendet e huaja e kanë shfrytëzuar mundësinë për paraqitje përmes aplikacionit elektronik në ueb faqen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për votim për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme.

Siç kumtoi KSHZ-ja, gjithsej 217 paraqitje janë pranuar, 19 janë refuzuar, ndërsa 304 paraqitje janë në fazë të përpunimit.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të cilët janë në punë ose qëndrim të përkohshëm jashtë vendit të paraqiten për votim për zgjedhjet e ardhshme. Paraqitja mund të kryhet përmes aplikacionit elektronik të vendosur në ueb faqen e Komisionit Shtetëror zgjedhor  HYPERLINK "https://dijaspora.sec.mk/" \nhttps://dijaspora.sec.mk.

Paraqitja në përfaqësitë diplomatike-konsullore, respektivisht në zyrat konsullore, do të zgjatë deri më 11 nëntor të vitit 2016.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail