Simpozium për përparimin e praktikës studentore

Shkup, 26 tetor 2016 (MIA) - Simpozium për përparimin e praktikës studentore si link midis arsimit dhe biznesit do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Institutit për hulumtime sociologjike dhe politike-juridike (IHSPJ) pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi"-Shkup.

Instituti në kuadër të Qendrës për zhvillim të menaxhimit dhe resurseve njerëzore realizon pilot-projekt për praktikën studentore. Rezultatet hulumtuese do të prezantohen në kuadër të simpoziumit si pjesë e ciklit të prezantimeve të quajtura "E mërkura shkencore".

Qëllimi i simpoziumit është që t'i animojë palët e cenueshme në këtë proces, që të shërbejë si burim i informacioneve të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me zbatimin e praktikës dhe ndikimit të tij ndaj studentëve të studimeve diplomike dhe pasuniversitare.

Ideja, siç theksojnë nga IHSPJ, është që të këmbehen përvojat dhe mendimet për mundësitë për përparimin e këtij procesi që të mundësojë kalim më të lehtë të të rinjve nga bota e studimit në botën e punës, të merren mendime dhe përvoja për praktika të mira, të cilat do të ishin bazë për përmirësimin e mëtutjeshëm të praktikës studentore.

Fjalime hyrëse në simpozium do të kenë drejtoresha e IHSPJ-USHCM Mirjana Borota-Popovska, prorektori për mësim në USHCM Vujica Zhivkoviq, prorektori për shkencë i USHCM-së Vlladimir Petrushevski dhe udhëheqësi i Sektorit për veprim shkencor të IHSPJ-USHCM Ganka Cvetanova.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail