Festival i filmit të ri gjerman në Tetovë

Tetovë, 26 tetor 2016 (MIA) - Gjashtë filma me përkthim në gjuhën shqipe dhe maqedonase, prej sot deri të premten do të shfaqen në Tetovë, në kuadër të Festivalit të 12-të të filmit të ri gjerman.

Festivali u mbajt nga 6 deri më 9 tetor në Shkup, në organizim të Ambasadës gjermane në Maqedoni. Nën moton "Dua film" të edicionit të sivjetëm të festivalit shfaqen filma në 10 qytete në Maqedoni - Prilep, Manastir, Ohër, Veles, Kavadar, Tetovë, Strumicë dhe Shtip.

Qytetarët e Tetovës, sonte në Qendrën e kulturës "Ilo Anteski-Smok" do të ketë mundësi ta shikojnë tragjikomedinë "Mjalti në kokë" nga dhe me Till Shvajger. Nesër dhe pasnesër projeksionet e filmave do të jenë në Qendrën për bashkëpunim ballkanik "Loja". Të enjten do të shfaqen dy filma, në orën 18:00 "Për një vajzë" dhe në orën 20:00 filmi historik "Shteti kundër Fric Bauer".

Të premten do të shfaqen tre filma. Në orën 16:00 publiku i fëmijëve do të ketë mundësi ta shikojë filmin "Shtëpia e krokodilëve". Në orën 18:00 do të shfaqen "Heder-midis dy botëve", ndërsa në orën 20:00 tragjikomedia "Rrugëtimi i jetës". Hyrja për të gjitha projeksionet filmike është falas.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail