Konferencë ndërkombëtare ekonomike e kompanive nga Manastiri dhe Izmiri

Manastir, 26 tetor 2016 (MIA) - Menaxherë të kompanive nga Manastiri dhe qyteti turk Izmir, përfaqësues të institucioneve nacionale, rajonale dhe lokale, mbi parimin "B2B" (Business to Business), në konferencën ndërkombëtare ekonomike do të krijojnë ide për zhvillim të rajonit të Pellagonisë.

Organizator i konferencës me temë "Avancimi i zhvillimit ekonomik në Rajonin planor të Pellagonisë" dhe takimet e biznesit me kompani nga rajoni i Izmirit, Republika e Turqisë, është Qendra për zhvillim të rajonit të Pellagonisë - QZHRP, të cilët në vigjilje të ngjarjes së sotme paralajmëruan se pjesëmarrësit do të fokusohen në idetë për tërheqje të investitorëve të huaj në zonat industriale dhe në lokalitetet e huaja të lira në Rajonin e Pellagonisë dhe vendosjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë mes kompanive të biznesit nga dy shtetet.

"Për konferencën në Manastir, pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar 30 kompani biznesi nga Izmiri, qëllimi i së cilave është zgjerimi i biznesit dhe investimi në zonat në rajonin e Pellagonisë. Në konferencë do të marrin pjesë edhe rreth 150 kompani biznesi nga nëntë komunat, të cilat janë pjesë përbërëse në këtë rajon. Besojmë se gjuha e biznesit është shumë më e theshtë se gjuha e administratës dhe për këtë e organizojmë këtë konferencë për të cilën kemi marrë mbështetje nga UNDP dhe Ministria e Pushtetit Lokal. Dëshirojmë rezulatet në konferencë të jenë investimet e reja në Maqedoni dhe eksporti i produkteve të Maqedonisë në Turqi", paralajmëroi Emilija Gjeroska, drejtorshë e QZHRP,-Manastir.

Sipas programit të organizatorëve, menaxherët nga Turqia, përveç në Manastir do të qëndrojnë edhe në Resnjë dhe Prilep, ku do t'u prezantohen mundësitë investuese dhe në këto komuna nga rajoni planor i Pellagonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail