Dekoratë për merita për Maqedoninë për Teatrin e Dramës - Shkup

Shkup, 26 tetor 2016 (MIA) - Me rastin e 70-vjetorit të themelimit dhe prezentimit të suksesshëm, promovimit dhe kultivimit të krijimtarisë së Maqedonisë dhe asaj botërore dramatike, presidenti Gjorge Ivanov sot e dekoroi Teatrin e Dramës - Shkup me mirënjohjen "Dekoratë për merita për Maqedoninë".

Presidenti Ivanov në ceremoni tha se teatri është hapësirë ku mund t'i kyçim ndjenjat tona dhe si asnjë medium tjetër ofron ngrohtësi, afërsi dhe njerëzi.

"Dekorata për merita për Maqedoninë i ndahet njërit prej institucioneve tona më me renome dhe në përgjithësi institucioneve kulturore. Në shtatë dekadat e kaluara në skenën e Teatrit të Dramës Shkup u rritën gjenerata e gjenerata të cilat mësuan për etikën dhe estetikën, të cilët e njoftuan veten dhe botën, e themeluan dhe respektuan jetën. Ky proces nuk guxon të ndalojë", tha Ivanov.

Drejtori i Teatrit të Dramës  Shkup, Robert Veljanoski tha se paraqet nder nga duart e babait të kombit, ndërsa në emër të kolektivit të Institucionit nacional Teatri i Dramës Shkup ta pranojë këtë mirënjohje të madhe.

Theksoi se nga formimi i Teatrit të Dramës Shkup deri më tani janë realizuar 130 premiera me tekste vendore dramatike të cilat i kanë ndjekur mbi katër milionë shikues.

Teatri i Dramës Shkup filloi me punë më 21 prill të vitit 1946 me shfaqjen e parë të teatrit të kukullave. Në vitin 1967 teatri merr emrin Teatri i Dramës Shkup.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail