Tre muaj burg për burrin, i cili tentoi të dhunojë një grua në Kërçovë

Shkup, 26 tetor 2016 (MIA) - Zyra e jashtme për punë penale Kërçovë parashtroi padi penale ndaj H.M. (62) nga Shqipëria për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "dhunim".

Nga Gjykata Themelore-Kërçovë, personit H.M. i është shqiptuar dënimi me burg në kohëzgjatje prej tre muajve dhe është dërguar në SHNP Idrizovë në Shkup.

Siç kumtoi sot MPB, i pandehuri më 19 tetor të këtij viti ka hyrë në një shitore në Kërçovë dhe ka kërkuar të blejë xhup. Në momentin kur është shërbyer nga e punësuara, i është afruar dhe ka filluar të kryejë veprime seksuale, duke e rpekur në trup.

E punësuar ka arritur ta shtyejë dhe është nisur drejt hapësirës ndihmëse të objektit, prej ku ka marrë thikë me qëllim që të mbrohet. Në atë moment nga hapësira tjetër ka dalë e punësuara tjetër, pas çka i pandehuri ka dalë nga shitorja dhe është nisur në drejtim të panjohur. Shumë shpejt më pas ai është gjetur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail