Ligjëratë e kardiokirurgëve eminientë në Klinikën universitare të kardiokirurgjisë

Shkup, 27 tetor 2016 (MIA) - Në Klinikën universitare për kardiokirurgji shtetërore - Shkup sot dhe nesër do të mbajnë ligjëratë themeluesit e kardiokirurgjisë evriopiane dhe italiane, prof. Antonio Maria Kalafiore dhe kardiokirurgu nga Universiteti i njohur i Romës "La Sapienca", Antonio Marulo.

Ligjëratat janë rezultat të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Klinikës universitare për kardiokirurgji shtetërore, Fakultetit të Mjekësisë - Shkup dhe Ministrisë e Shëndetësisë së RM-së.

Ligjërata e prof. Kalifiore, siç është paralajmëruar do të mbahet sot në ora 11:00 deri në orën 14:00 në amfiteatrin e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë në Shkup me temë "Kardioplegjia, historia, tipet, avantazhet, rreziku" dhe "E ardhmja e kardiokirurgjisë, qasje minimale pozitive".

Doktor Marulo do të mbajë ligjëratë nga fusha e kardiokirurgjisë nesër nga ora 10:00 deri në ora 15:00 në amfiteatrin e klinikave kirurgjikale në kompleksin e klinikave "Nënë Tereza"-Shkup.

Ligjëratat janë pjesë e edukimit të rregullt pranë katedrës për kirurgji në Fakultetin e Mjekësisë dhe me to mundësohet edukimi i lartë profesionist i studentëve dhe specializantëve nga fusha e kardiokirurgjisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail