Panair për studime dhe turizëm "Mirë se erdhët në Francë!"

Shkup, 27 tetor 2016 (MIA) - Instituti francez në Shkup sot në Bibliotekën nacionale dhe universitare "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup organizon Panair për studime dhe turizëm "Mirë se erdhët në Francë!".

Panairi, sipas organizatorit është mundësi e shkëlqyer për njohjen me të gjitha mundësitë për studim në Francë, për programet për bursa dhe çështjet praktike për jetën studentore drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit e universitetit francezë dhe studentët, të cilët kanë përfunduar në universitetet prestigjioze franceze, pastaj për marrje të informacioneve për tarifat e ulëta të shkollimit dhe procedurat e theshtja gjatë regjistrimit dhe sidomos mundësitë për praktikë studentore në kompanitë franceze në vend dhe jashtë saj.

Përveç informacioneve për studime në Francë, në këtë ditë do të prezantohet edhe potenciali turistik i Francës si destinacioni i renditur i parë turistik botëror, përmes prezantimit të rajonit Korzikë, Normandi dhe Alzas.

Në Panair është paralajmëruar fjalimi i ambasadorit të Francës në RM Kristijan Tiomonie.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail