Fillon me punë universiteti i ri "Nënë Tereza"

Shkup, 27 tetor 2016 (MIA) - Në Universitetin e ri "Nënë Tereza" sot do të mbahet ora e parë akademike.

Në përbërje të Universitetit ka pesë fakultete - Fakulteti për shkenca sociale, për shkenca informatike, për shkenca teknologjike, për shkenca teknike dhe fakultet për ndërtimtari dhe arkitekturë.

Siç kumtoi kohë më parë ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, sipas konkursit për regjistrim të studentëve janë paraparë 1.220 vende në vitin e parë për të gjitha pesë fakultetet.

Universiteti i ri për mësim do t'i shfrytëzojë hapësirat e Universitetit të Shtulit në Shkup. Në vitin 2017 pritet të fillojë ndërtimi i objektit të ri personal në kazermën "Ilinden".

Ora e parë akademike sot do të mbahet në ndërtesën e Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, ku do të marrë pjesë edhe ministri Lutfiu.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail