Kryetari i Lëvizjes BESA Kasami u takua me ambasadorin e Sllovenisë në Maqedoni Jazbec

Shkup, 27 tetor 2016 (MIA) - Sot, Lëvizja BESA në përbërje të kryetarit Bilall Kasami, dhe drejtorit të Departamentit të Punëve të Jashtme e anëtarit të kryesisë qendrore, Kastriot Rexhepi, kanë realizuar një takim me ambasadorin e Sllovenisë në Shkup, Shkëlqesinë e tij, Milan Jazbec dhe ndihmësen e tij Mira Lesjak.

Në këtë takim kryesisht, siç theksohet në kumtesë, është biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, me çka përfaqësuesit e Lëvizjes BESA e kanë njoftuar ambasadorin slloven me platformën "Ridefinimi", si dhe përgatitjet e Lëvizjes për zgjedhje.

BESA me këtë rast ka shprehur mbështetje të parezervë për Prokurorinë Speciale Publike.

BESA ka theksuar se, përveç Prokurorisë Speciale, ashtu siç kishte cekur që në mars të vitit 2015 në Platformën "Ridefinimi", del se është nevojë e patjetërsueshme edhe krijimi i Gjykatës Speciale.

Takime të këtilla me faktorin ndërkombëtar kohëve të fundit janë duke u realizuar intensivisht me përfaqësuesit e Lëvizjes BESA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail